Projekti hulumtues “Përjetimet e grave shtatzëna gjatë luftës së fundit në Kosovë 1998-1999” ka pasur për qëllim mbledhjen dhe dokumentimin e përvojave të grave gjatë kësaj periudhe, përmes metodologjisë së historisë gojore, si dhe krijimin e një databaze e cila do të shërbejë si nismë për zgjerimin e mëtutjeshëm të dijeve dhe fakteve mbi secilën përvojë personale e unike njëkohësisht. Janë intervistuar 32 gra shtatzëna dhe 18 persona të cilët kanë lindur gjatë periudhës 1998-1999, nga komunat e Pejës, Prishtinës, Gjakovës, Kamenicës, Klinës, Rahovecit, Gjilanit, Istogut, Kaçanikut,Vushtrisë dhe Podujevës. Secila intervistë ka të bashkëngjitur audioinqizimin dhe transkriptën.